Ndërlidhjet

MOORE: DASHURIA E VERBËR SERBE NDAJ RUSISË


Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Vendosmëria e Beogradit për të refuzuar pavarësinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian duket të ketë mbështetje të gjërë në gjithë spektrin politik në Serbi. "Në vend të hapjesë së dyerve drejt Bashkimit Evropian, fitorja e Tadiçit do të siguroj vazhdimësinë pak a shumë të të njejtit obstukcionizëm", ka vlerësuar këtë javë "Wall Strit Journal". A pajtoheni me këtë vlerësim?

PATRICK MOORE
Po. Dallimi ndërmjet Tadiçit dhe Koshtunicës rreth Kosovës ka të bëjë më shumë me stilin se sa përmbajtjen. Tadiçi kishte vizituar serbët e Kosovës gjatë mandatit të tij të parë dhe atyre u kishte dhuruar flamuj dhe premtimin se "Kosova është Serbi". Këtë nuk e ka bërë madje as Millosheviqi. Të enjten Tadiç sërish shkoi në Kosovë ku u deklarua kundër pavarësisë. Në disa aspekte fitorja eventuale e Nikoliqit do t'i bëjë gjërat më të qarta. Zatën deri më tash Nikoliqi botës i ka dëshmuar pamjen nacionalite të Serbisë, ndërsa Tadiçi ka pasur një qëndrim më të butë. Nëse Nikoliqi fiton, ai bashk me Koshtunicën, do të bëjnë duetin i cili botës do t'i tregoj qartë se kush është Serbia.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa thonë se politika e Bashkimit Evropian nuk dëshiron të ballafaqohet me realitetin në Serbi dhe duket se për Brukselin më e rëndësishme është ruajtja e iluzionit se Beogradi është duke lëvizur drejt standardeve evropiane...

PATRICK MOORE
BE-ja shpesh vepron e bazuar mbi iluzionet dhe kjo nuk është asgjë e re. Shumë ekspertë thonë se BE-ja vepron mbi bazat voluntariste me shpresën se fantazia do të bëhet realitet. Megjithate duhet thënë se në mesin e tyre ka shumë të tillë që vërtetë dëshirojnë lëvizjen e Serbisë nga shekulli XIX në shekullin XXI. Shpresoj të kenë fat.

RADIO EVROPA E LIRË
Kryeministri Koshtunica e ka bërë të qartë se marrëveshjen me Gazpromin e ka bërë për qëllime gjeopolitike dhe jo për shkaqe ekonomike...Çfarë do të thotë kjo?

PATRICK MOORE
Një nga mbresat e mia gjatë një qëndimi në Sarajevë konsiston në njohurinë për dashurinë e verbër të serbëve ndaj rusëve. Rrjedhimisht, kjo politikë e Koshtunicës nuk më befason. Koshtunica është një nacionalist i sinqertë dhe jo si Millosheviqi që nacionalizmin e ka shfrytëzuar për qëllime të veta. Por, të dytë tregojnë frikë nga Perendimi dhe moderniteti. Për të dytë Rusia është partner i dëshirur kundër botës që ata nuk e duan dhe nuk e kuptojn. Për më shumë tash Koshtunica gëzon mbështetjen e Moskës rreth Kosovës, një çështje që ka zemruar jo vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, por edhe miqët e tyre në Berlin dhe Romë. Koshtunica po synon të dëshmoj forcën diplomatike dhe këtë po e artikulon përmes marrëveshjes me Gazpromin.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa analistë pohojnë se Perendimi në vazhdimësi ka gabuar në interpretimin e synimeve të vërteta të Rusisë lidhur me Kosovën. Rrjedhimisht, si do të veprojë Putini nëse Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian njohin pavarësinë e Kosovës...

PATRICK MOORE
Ai do të bëjë zhurmë të madhe, por nuk besoj se do të guxoj të shkoj më largë. Putini do t'u bëjë obstruksion përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por kjo nuk do të zgjatë shumë. Por, ai nuk do të mund të ndikoj në raportet e Kosovës me NATO-n dhe BE-në dhe kjo është më e rëndësishmja. Disa thonë se Perendimi nuk duhet të ashpërsoj shumë raportet me Moskën, por jo edhe të tërhiqet përballë obstrukcionizmit të Rusisë. Vendosmëria në marrëdhënjet me Moskën kanë ndihmuar presidentin Regan dhe kryeministren Thaqer për të rrënuar komunizmin. Vendosmëria ndaj Moskës duhet edhe sot.
Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG