Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vendet e Bashkimit Evropian i kanë finalizuar përgatitjet për dërgimin e misionit në Kosovë, i cili do ta ndihmoj kalimin e Kosovës drejt pavarësisë. Ky mision do të mund të dërgohej në ditët e ardhshme, thonë diplomatët. Ambasadorët e BE-së i kanë marrë vendimet rreth misionit në një takim të mbyllur në Bruksel. Një diplomat i ka thënë agjencisë Reuters se kryeqytetet e 27 vendeve të BE-së do të njoftohen "me siguri të hënën apo të martën" që ta miratojnë operacionin. Thuhet se misioni do të quhet EULEX. "Teksti i aksionit të përbashkët është hartuar. Tash duhet të miratohet nga këshilli i ministrave", ka thënë ky diplomat. Misioni do të ketë rreth 1.800 persona, shumica policë dhe ekspertë juridikë.
XS
SM
MD
LG