Ndërlidhjet

MOSKË


Sot në Rusi zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2 mars. Në këtë garë marrin pjesë katër kandidatë, por në hulumtimet e opinionit udhëheq bindshëm Dmitry Medvedev, që ka mbështetjen e presidentit aktual, Vlladimir Putin. Kritikët thonë se zoti Medvedev, aktualisht zëvendësi i parë i kryeministrit, gëzon vemendjen e mediave, që vlerësohet si jokorrekte.
Të tjerët thonë se popullariteti i tij është krijuar nga zhvillimi ekonomik gjatë tetë viteve të fundit nën presidentin Putin, që ka krijuar kushte më të mira të jetës për shumë rusë.
XS
SM
MD
LG