Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pritet që reaktorë të Rusisë për prodhimin e plutoniumit, që përdoret për armatim, mund të mbyllen më shpejtë se sa që ishte e paraparë. Këtë e tha drejtori i Agjencisë federale për energji atomike të Rusisë, Sergey Kiriyenko gjatë takimit të mbrëmshëm me sekretarin amerikan të energjisë, Sam Bodman. Në këtë takim është diskutuar për prëpjekjet amerikano-ruse që armatimi bërthamor dhe materiali bërthamor të mos arrijnë në duart e terroristëve. Planifikohej që reaktorët për prodhimin e plutoniumit në Seversk të Siberisë në Rusi, të mbylleshin deri në fund të këtij viti, por zoti Kiriyenko i tha sekretarit Bodman se kapacitetet së shpejti do të jenë të papërdorshme.
XS
SM
MD
LG