Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti XVI u takua sot në selinë e tij me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Vatikani nuk ka shprehur qëndrim zyrtar për statusin e Kosovës, por në takimin me presidentin Sejdiu, Papa Benedikti ka shprehur "afërsinë e tij me tërë popullatën" e Kosovës. Në komunikatën e Vatikanit thuhet se takimi nuk ka paraqitur "asjë ndryshim në pozicionin e Selisë së Shenjtë ndaj statusit përfundimtar juridik të Kosovës". Deklarata thotë se takimi i mundësoi Papa Benediktit XVI që të marrë informata të dorës së parë për gjendjen aktuale dhe zhvillimeve të ardhshme në Kosovë.
"Sa i përket shpalljes së mundshme të pavarësisë nga ana e Kosovës, Selia e Shenjtë do t'i ndjekë me vëmendje të veçantë zhvillimet në teren, dhe në vlerësimet e saj do ta ketë parasysh qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare", thuhet në komunikatë.
"Selia e Shenjtë nuk lë pa shfrytëzuar asnjë mundësi që të gjithë t'i nxitë për pajtim, paqe dhe drejtësi", thuhet në fund të komunikatës.
Më herët, presidenti Sejdiu u takua me sekretarin e shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarcizio Bertone.
XS
SM
MD
LG