Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Sllobodan Samarxhiq ka ripërsëritur se Serbia e kundërshton dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë.
"Qëndrimi im është se ai mision nuk ka bazë juridike dhe nuk mund të vijë në Kosovë, përveç me forcë. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të zbatojë forcën dhe shkeljen e të drejtës si mënyrë për zgjidhjen e këti problemi, atëherë marrëdhëniet e Serbisë dhe Bashkimit Evropian janë në krizë të thellë", ka thënë Samarxhiq.
Vendet e BE-së mbrëmë i finalizuan përgatitjet për dërgimin e misionit EULEX në Kosovë, i cili do ta ndihmojë kalimin e Kosovës drejt pavarësisë.
Misioni do të ketë rreth 1.800 persona, shumica policë dhe ekspertë juridikë.
XS
SM
MD
LG