Ndërlidhjet

logo-print

N'DJAMENA


Ministria e Jashtme e Saudisë tha se gruaja dhe bija e një të punësuari në ambasadën saudite në kryeqytetin e Chad-it e kanë humbur jetën kur një bombë ka goditur rezidencën e ambasadës.
Njoftimi pasoi deklaratën e ministrisë së Jashtme të Francës, ku dënohet marrja e pushtetit në Chad nga kryengritësit e armatosur. Më herët, ministri francez i Mbrojtjes Herve Morin, konfirmoi se kryengritësit që luftojnë kundër forcave qeveritare kanë hyrë në kryeqytetin N'Djamena.
Franca ka në Chad rreth 2 mijë ushtarë dhe rreth po aq civilë.
XS
SM
MD
LG