Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulëzim Basha ka deklaruar në Prishtinë se më nuk flitet për pavarësi të Kosovës, por për procesin e pakthyeshëm të integrimeve euro-atlantike. I sapo-kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara ministri shqiptar Lulzim Basha nuk ka bërë të ditur mesazhin e sekretares amerikane Condoliza Rice për liderët kosovarë, por ka siguruar se në aktivitetet e saj diplomatike Tirana zyrtare është bindur se Uashingtoni e Brukseli përçojnë mesazhe të një hapi të sigurtë jo vetëm për pavarësinë.
Edhe në takimet me tre liderët e institucioneve të Kosovës, që pati ministri Basha, dolën deklarata se pavarësia është në prag, por nuk u qartësua data e saktë e saj.
XS
SM
MD
LG