Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka mirëpritur fitoren e Boris Tadiqit në zgjedhjet presidenciale serbe. "Populli serb duket se ka konfirmuar mbështetjen për kursin demokratik dhe evropian të vendit", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Sllovenia, kryesuesja e rradhës e Bashkimit Evropian. Më tej në deklaratë thuhet se "Bashkimi Evropian dëshiron t'i thellojë marrëdhëniet me Serbinë dhe të shtyjë përparimin e bërë drejt BE-së, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat".
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Javier Solana tha se fitorja e Tadiqit është "shenjë se shumica e qytetarëve në Serbi dëshirojnë të vazhdojnë rrugën për Evropë".
Sa i përket Kosovës, Solana tha se "zgjidhja për Kosovën duhet të gjindet" pa shtyrje të mëtejme, "me qëllim të stabilitetit në Ballkan".
"Dje pamë një fitore për demokracinë në Serbi dhe për vlerat evropiane që i ndajmë", thuhet në letrën që kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ia dërgoi presidentit Tadiq.
Edhe Gjermania shprehu kënaqësinë me rezultatin e zgjedhjeve dhe premtoi mbështetje për anëtarësimin e Serbisë në BE. Berlini gjithashtu ka kërkuar zbatimin e reformave dhe bashkëpunim me Gjykatën e Hagës.
Ministri i Jashtëm i Italisë MassimoD'Alema tha se është i bindur se Tadiqi do të punojë në drejtim të "rritiejs së stabilitetit në rajon dhe kthimit të plotë të vendit të tij në bashkësinë ndërkombëtare".
Ministria e Jashtme e Spanjës tha se fitorja e Tadiqit "do t'ia lehtësojë Serbuisë rrugën drejt Bashkimit Evropian".
Zgjedhjen e Tadiqit e kanë përshëndetur edhe vendet Skandinave.
XS
SM
MD
LG