Ndërlidhjet

ANKARA


Të paktën 10 militantë kurdë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat turke të sigurisë në juglindje të vendit. Burimet zyrtare thanë se nuk ka pasur viktima në mesin e ushtarëve turq.
Ndërkohë, një zyrtar kurd tha se pesë aeroplanë luftarakë turq kanë bombarduar sot pozicionet e kryengritësve kurdë në Irakun verior. Bombardimet kanë zgjatur rreth një orë dhe janë kryer përgjatë kufirit të Irakut dhe Turqisë.
XS
SM
MD
LG