Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, nëpërmjet të një letre, ka kërkuar nga të 26 vendet anëtare të NATO-s që t'i japin "mbështetje të plotë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO" në samitin e prillit në Bukuresht, ka njoftuar presidenca në Shkup, meqë, sipas tij, Maqedonia mund të ketë ndikime nga procesi i statusit të Kosovës, që ka hyrë në fazën finale. "Si fqinje e Serbisë dhe e Kosovës, Maqedonia do të jteë ndër të parët që do të ndjejë ndikime si pozitive ashtu edhe negative të rrezikut që mund të shkaktohet nga definimi i statusit të ardhshëm të Kosovës", thuhet në këtë njoftim.
XS
SM
MD
LG