Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një i punësuar në administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe përkthyesi i tij janë nën hetime, të dyshuar se kanë gërmuar për metale të çmuara në një xeherore të braktisur, ka thënë policia. "Policia e ka ndalur anëtarin e stafit ndërkombëtar civil të Kombeve të Bashkuara dhe përkthyesin e tij kosovar" në një xeherore në rajonin e Gjilanit, ka thënë një zëdhënës i policisë.
Sipas tij, i punësuari në UNMIK ishte nga vendet e Evropës Lindore. Për këtë incident është njoftuar policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që ka kompetenca lidhur me rastet ku janë të involvuar personeli i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG