Ndërlidhjet

UASHINGTON


Republikani Xhon Mek-Kejn dhe demokratët Hillary Klinton e Barack Obama kanë dalë fitues kryesorë të votimeve të së "martës së madhe", në më se 20 shtete, për nominimin e kandidatëve presidencial ndër republikanë dhe demokratë.
Rezultatet zyrtare dhe parashikimet e mediave amerikane tregojnë se senatori Mek-Kejn fitoi në Arizonë, në Kaliforni, në Ilinois dhe në Nju Jork. Kështu ai vazhdon të udhëheq ndaj rivalëve Mit Romni dhe Majk Hakëbi.
Në Partinë Demokratike senatorja Hillary Klinton fitoi në shtetet më të mëdha, përfshirë Nju Jorkun, ndërsa rivali i saj kryesor, senatori Barack Obama fitoi në më shumë shtete. Gjatë një fjalimi të saj në Nju Jork, zonja Klinton tha: "Ne themi na e jepni ekonominë ta rindërtojmë dhe këtë luftë ta përfundojmë. na e jepni këtë vend për ta shëruar, këtë botë që ta udhëheqim. E dij se jemi të gatshëm. Zoti u bekoftë", tha Hillary Clinton.
Pas fitores në Arizonë, zoti Mek-Kejn tha:
"Megjithqë asnjëherë nuk e kam menduar rolin e garuesit me më pak gjasë, mendoj se sonte ne duhet ta përdorim shprehjen se ne jemi në ballë të garës së nominimit për president të Shteteve të Bashkuara nga partia republikane", tha Xhon Mekejn.
XS
SM
MD
LG