Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, i ka shkruar 26 vendeve anëtare të NATO-s, që t'i japin "mbështetje të plotë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO", në samitin e prillit në Bukuresht. Njoftimi është bërë nga presidenca në Shkup. Sipas tij, Maqedonia mund të ketë ndikime nga procesi i statusit të Kosovës, që ka hyrë në fazën finale.
"Si fqinje e Serbisë dhe e Kosovës, Maqedonia do të jetë ndër të parët që do të ndjejë ndikime si pozitive ashtu edhe negative të rrezikut që mund të shkaktohet nga përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës", thuhet në këtë njoftim.
XS
SM
MD
LG