Ndërlidhjet

VILINUS


Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s do diskutojnë edhe për misionin e KFOR-it në takimin dy ditor që fillon nesër në Vilinus.
Do diskutohet përgatitja e trupave paqeruajtëse derisa ekzistojnë kërcënimet për trazira në kohën që Kosova shpall pavarësinë. Pritet të diskutohet dhe mundësia që trupat e NATO-s të ndihmojnë në aftësimin e forcës së sigurisë që do krijohet në Kosovën e pas statusit.
Kosova është në axhendën e debatit edhe në takimin e të premtes mes NATO-s dhe ministrit rus të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG