Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia nuk mund t'i pranojë kërkesat e ODHIR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale të 2 marsit.
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut tha se 70 vëzhguesit e saj duhet të jenë në Rusi jo më vonë se 15 shkurti, ndërsa Rusia thotë se ata mund të vijnë pas 20 shkurtit. Lavrov e cilësoi kërkesën e ODHIR-it si "ultimatum".
XS
SM
MD
LG