Ndërlidhjet

KABUL


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe sekretari i Jashtëm britanik David Milliband kanë mbërritur në Kabul në një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan. Vizita e tyre bëhet në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë shpeshtuar thirrjet ndaj vendeve anëtare të NATO-s që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan, sidomos në pjesën jugore të vendit.
"Fitorja në Afganistan dhe shndërrimi i Afganistanit nga një shtet i dështuar në një demokraci funksionale e moderne, kthimi i Afganistanit nga një fortesë e terrorizmit në një vend ku terrorizmi asnjëherë nuk do të mund të ketë bazë, fitorja në Afganistan do të thotë se nuk mund të ketë sulme kundër qytetarëve tanë. Ky është thelbi i kësaj lufte që do jetë i gjatë, i vështirë dhe i gjatë", tha Rice.
XS
SM
MD
LG