Ndërlidhjet

PRAGË


Parlamenti i Çekisë sot voton për presidentin e ri të vendit. Ligjvënësit në Senat dhe Dhomën e Ulët, do të zgjedhin ndërmjet presidentit aktual Vaclav Klaus, i cili mbështetet nga Demokratët Civilë të qendrës së djathtë, dhe sfiduesit Jan Shveinar, ligjërues në universitetin e Michiganit, i cili gëzon mbështetjen e partive opozitare. Përkundër dallimeve që kanë në çështje tjera, që të dy mbështesin propozimin për vendosjen e mburojës raketore amerikane në Çeki.
XS
SM
MD
LG