Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi tha se menjëherë pas shpelljes së pavarësië së Kosovës, atë do ta njohin afro 100 shtete. "Kjo është punë e kryer. Të gjithë e dinë këtë. Askush nga autoritetet e Beogradit nuk mund të ndikoj në zhvillimet pozitive të deklaratës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës", tha zoti Thaçi, pas takimit me kryeadministratorin, Joachim Ruecker, në Prishtinë. "Ne kemi konfirmimin e afro 100 vendeve në mbarë botën, që janë të gatshme ta njohin pavarësinë menjëherë pas deklaratës së pavarësisë", tha kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG