Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi tha se menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, atë do ta njohin afro 100 shtete. "Kjo është punë e kryer. Të gjithë e dinë këtë. Askush nga autoritetet e Beogradit nuk mund të ndikoj në zhvillimet pozitive të deklaratës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës", tha Thaçi, pas takimit me kryeadministratorin, Joachim Ruecker, në Prishtinë. "Ne kemi konfirmimin e afro 100 vendeve në mbarë botën, që janë të gatshme ta njohin pavarësinë menjëherë pas deklaratës së pavarësisë", tha kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG