Ndërlidhjet

MUNICH


Presidenti i Serbisë tha se tash duhet të zhvillohen bisedime serioze për Kosovën. "Nëse nuk zhvillohen negociata të tilla, druaj se tri palët do paguajnë çmim ekstremisht të lartë", tha Boris Tadiq duke iu referuar Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. "Ne nuk mund të pranojmë shpërbërjen e vendit tonë", tha ai në konferencën për sigurinë globale në Munich.
"Do ishte precedent nëse Serbia do të ndahej kundër vullnetit të saj. Ky në fakt është imponim i pavarësisë së Kosovës", tha Tadiq, duke shtuar se kjo mund të rezultojë me shkallëzimin e konflikteve ekzistuese dhe riaktivizimin e konflikteve të ngrira.
Tadiq tha se nuk dëshiron që Serbia të izolohet nga Bashkimi Evropian.
"Ne e mirëpresim si çështje parimore çdo demonstrim për thellimin e përkushtimit të Evropës në Ballkanin perëndimor, dhe për këtë arsye e mirëpresim dëshirën e BE-së që ta rritë praninë e saj në Kosovë", tha ai. Por, Tadiq shtoi se mënyra e vetme për ta zgjidhur statusin e ardhshëm të Kosovës është përmes një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të KB.
Në Konferencën për Politikat e Sigurisë marrin pjesë zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë nga bota.
XS
SM
MD
LG