Ndërlidhjet

TOKIO


Ministria e Jashtme e Japonisë tha se një aeroplan luftarak i Rusisë ka cënuar hapësirën ajrore japoneze mëngjesin e sotëm mbi Oqeanin Paqësor në jug të Tokios.
Një zyrtar i ministrisë tha se Japonia ka paraqitur notë proteste në ambasadën ruse në Tokio dhe ka kërkuar shpjegim. Zyrtari tha se aeroplani rus ka fluturuar tre minuta mbi ishullin Izu, dhe ishte paralajmëruar nga një aeroplan luftarak i forcave ajrore të Japonisë.
XS
SM
MD
LG