Ndërlidhjet

MUNICH


Presidenti i Serbisë tha se tash duhet të zhvillohen bisedime serioze për Kosovën. "Nëse nuk zhvillohen negociata të tilla, druaj se tri palët do paguajnë çmim ekstremisht të lartë", tha Boris Tadiq duke iu referuar Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. "Ne nuk mund të pranojmë shpërbërjen e vendit tonë", tha ai në konferencën për sigurinë globale në Munich.
"Do ishte precedent nëse Serbia do të ndahej kundër vullnetit të saj. Ky në fakt është imponim i pavarësisë së Kosovës", tha Tadiq, duke shtuar se kjo mund të rezultojë me shkallëzimin e konflikteve ekzistuese dhe riaktivizimin e konflikteve të ngrira. Tadiq tha se e mirëpret dëshirën e BE-së për të shtuar praninë e saj në Kosovë, por paralajmëroi se çdo angazhim "duhet të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit të KB".
XS
SM
MD
LG