Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në përvjetorin e ngjarjeve të 10 shkurtit ish kryeministri i Kosovës Agim Ceku e ka cilësuar si "momentin më të vështirë" të qeverisjes së tij. Ceku falenderon për dinjitetin dhe burrërinë e treguar familjet Balaj dhe Xheladini që humbën bijtë e tyre në këto protesta.
Ceku kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të zbardhë deri në fund këtë rast dhe të vëjë në vend drejtësinë. Ai shton se edhe institucionet vendore duhet të bëjnë presionin e duhur për ta çuar deri në fund këtë çështje.
Ish kryeministri Ceku thekson se "bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e kujdesshme që në misionin e ri që do të instalohet në Kosovë të mos përfshijë kontingjente, të cilat nuk respektojnë ligjin dhe ikin nga drejtësia".
XS
SM
MD
LG