Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se lideri i talibanëve Mullah Omar dhe lideri i Al Kaedës Osama bin Laden besohet se ndodhen në Pakistan. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se krerët talebanë besojnë se Mullah Omar fshehet në qytetin Quetta në Pakistan, prej nga i koordinon operacionet luftarake në Afganistan. Zyrtari tha se Bin Laden, bashkëpunëtori i tij Ayman al-Zauahri dhe komandantët tjerë të Al Kaedas po strehohen në zonat fisnore perëndimore të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG