Ndërlidhjet

MYNIH


Rusia konsideron se Evropa rrezikon hapjen e "Kutisë së Pandorës" nëse vazhdon me planet për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha zëvendësi i parë i kryeministrit rus, Sergei Ivanov, gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare për siguri në Mynih të Gejrmanisë.
"Nëse ndodhë njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, kjo do të ishte precedent. Kjo do të ishte diçka afër hapjes së kutisë së Pandorës", tha Sergei Ivanov.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe siguri, Havier Solana i kundërshtoi qëndrimet se Kosova paraqet precedent.
"Asnjë konflikt nuk është i njejtë, asnjë histori nuk është e njejtë...kjo teori e dominos është krejtësisht e gabuar", u tha Solana reporterëve në Konferencën e Mynihut.
Ai ka kritikuar qëndrimin e shtuar kategorik të Rusisë në punët botërore, duke thënë se Moska nuk ishte konstruktive në përpjekjet për të siguruar një marrëveshje ndërkombëtare për të ardhmën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG