Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar sot aktivitete në shenjë nderimi dhe përkujtimi për dy aktivistët e saj të vrarë gjatë trazirave të 10 shkurtit të vitit të kaluar. Bilanci tragjik i këtyre zhvillimeve ishte vrasja e dy protestuesve dhe plagosja e dhjetëra të tjerëve. Mbi varet e të vrarëve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, aktivistët e Vetëvendosjes kanë vënë kurora lulesh, më pas është organizuar dhe një Akademi Përkujtimore si dhe zbulimi i pllakës përkujtimore në sheshin "Nëna Terezë", në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG