Ndërlidhjet

logo-print

MYNIH


Zëvendësi i parë i kryeministrit rus, Sergei Ivanon ka kërkuar sot që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia t'i udhëheqin diskutimet e reja për kontrollin dhe reduktimin e armatimit bërthamor dhe për zëvendësimin e marrëveshjes ekzistuese SALT 1 për kufizimin e armatimit. Duke folur në Konferencën ndërkombëtare për Politikat e Sigurisë në Mynih, ai poashtu tha se Moska nuk ka synime që ndaj sfidave të përgjigjet me ndërtimin e blloqeve ushtarake. Rusia shpeshherë ka akuzuar Perendimin se po synon rifillimin e garës në armatim me planet për ndërtimin e bazave raketore në Evropën Lindore.
XS
SM
MD
LG