Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian pritet të autorizojë dërgimin e misionit në Kosovë gjatë kësaj jave, përpara shpalljes së pritshme të pavarësisë nga Prishtina.
"Miratimi i planit do bëhet këtë javë përmes procedurave me shkrim", thanë zyrtarë evropianë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Të njëjtat burime theksojnë se vendimi nuk ka nevojë të kalojë përmes ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, pasi ata e kanë miratuar në parim dërgimin e misionit.
Misionit të Bashkimit Evropian do t'i duhen 120 ditë për t'u vendosur plotësisht në Kosovë.
XS
SM
MD
LG