Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe kreu i Parlamentit, Oliver Duliq konstatuan gjatë takimit të sotëm se në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, institucionet e Serbisë duhet të marrin vendimet dhe masat e duhura për anulimin e akteve të tilla jo ligjore.
Zyrtarët e lartë kanë konfirmuar udhëheqjen e një politike unike në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.
Edhe zëvëndëskryetari i Partisë Radikale serbe Tomisllav Nikoliq gjatë ditës ka deklaruar se në këto "ditë vendimtare për Kosovën" do ta mbështesë qeverinë aktuale sikur të ishte anëtar i saj.
XS
SM
MD
LG