Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Dy bombardues rusë dje kanë fluturuar mbi aeroplan mbajtësen amerikane në Oqeanin Paqësor. Zyrtarë të paemëruar amerikanë u thanë agjencive se aeroplanët F-18 ishin dërguar për t'i shoqëruar bombarduesit TU-95 larg aeroplan mbajtëses Nimitz në jug të Detit të Japonisë.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan zëdhënësin e forcave ajrore kolonelin Aleksandr Drobyshevsky të ketë thënë se bombarduesit "po i kryenin fluturimet që u ishin caktuar" sipas rregullave ajrore ndërkombëtare. Incidenti ndodhi në kohën kur Rusia i ka riaktivizuar patrullimet ajrore, që ishin të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG