Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Sllovenisë, Danillo Turk deklaroi se "çështja e Kosovës, që një kohë të gjatë është në rendin e ditës së Kombeve të Bashkuara, tash kalon në një fazë të re, në të cilën është e njohur çështja e statusit".
Mëtutje ai thekson se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e Kombeve të Bashkuara, por e shteteve sovrane.
"Kombet e Bashkuara janë në lojë me çështje të tjera, me çështjet e misioneve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe veçanërisht me ndryshimet në këtë fushë, që poashtu parashihen", tha Turk.
Këto komente ai i bëri gjatë qëndrimit në Nju Jork, me ç'rast u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Aktualisht Sllovenia e kryeson presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG