Ndërlidhjet

GJENEVË


Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të dëmtojë sigurinë në Evropë, tha ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.
"Kjo është çështje e dobësimit të bazave të së drejtës ndërkombëtare, e të gjitha parimeve për të cilat Evropa punoi aq shumë që ti krijoj – me çmim të luftërave, të sakrificës dhe gjakderdhjes – dhe është dobësim i parimeve të OSBE-së dhe të Kombeve të Bashkuara", u tha Lavrov reporterëve në Gjenevë.
"Të gjitha shtetet, përfshirë ato në Evropë, janë shprehur se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, është apsolutisht e pashmangshme, dhe gjithashtu janë shprehur se janë të gatshëm ta pranojnë atë", tha Lavrov.
XS
SM
MD
LG