Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner kërkoi që Bashkimi Evropian të marrë qëndrim të përbashkët nëse do ta njohë Kosovën, nëse ajo e shpallë deklaratën e pavarësisë.
"Është koha për të marrë vendim" nga BE-ja tha ai dhe shtoi se "do të shohim se çka do të ndodhë të hënën". Sipas tij, me 18 shkurt në Bruksel takohet Këshilli për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian për ta studiuar deklaratën për pavarësi, që duket se do të paraqitet nga institucionet e Kosovës.
Në anën tjetër qeveria e Spanjës nuk e mirëpret shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri i mbrojtjes Jose Antonio Alonso duke kërkuar unitet evropian në çështjen e Kosovës.
"Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet për paqe dhe stabilitet", që po ndërmerren aktualisht në Ballkan, tha ai gjatë një ceremonie ushtarake në Madrid.
XS
SM
MD
LG