Ndërlidhjet

logo-print

BRDO/SLLOVENI


Rusia tha se nuk është shumë optimiste se mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do t'i zgjidhë mosmarrëveshjet rreth saj, dhe tha se nuk planifikon sanksione nëse Kosova shpall pavarësinë.
"Nuk ndjej një optimizëm të madh për mbledhjen e nesërme", tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov pas takimit me treshen e Bashkimit Evropian, Benita Ferrero-Waldner, Javier Solana dhe Dimitrij Rupel.
"Sa u përket synimeve të Rusisë për të ndërmarrë ndonjë veprim represiv ndaj Bashkimit Evropian, kuptohet që kjo tingëllon pak egërsisht. Rusia nuk ka asnjë masë ndëshkuese për askë në arsanalin e saj të politikës së jashtme", tha Lavrov, i cili u shpreh i bindur se do të ishte gabim shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës.
Mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit e kërkoi Serbia për të diskutuar mbi paralajmërimet rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG