Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica u bëri thirrje serbëve që të mbeten në Kosovë përkundër shpalljes së pavarësisë. "Njerëzit tanë në Kosovë duhet të mbeten dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre, në krahinën e tyre dhe në Serbi", tha ai. "Çdo njeri në Kosovë është qytetar i Serbisë, i barabartë dhe me të drejta të plota qytetare, ndaj është detyra jonë që të bëjmë çmos për t'u siguruar kushte normale jetese", ka thënë Koshtunica.
Ai tha se qeveria e tij do ta shpallë të pavlefshme deklaratën e pavarësisë "një herë e përgjithmonë".
Qeveria serbe pritet të enjten të miratojë masa kundër pavarësisë së Kosovës, përfshirë dhe hapat kundër vendeve, të cilat do të njohin shtetin e ri.
XS
SM
MD
LG