Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns shfaqi shpresën se autoritetet në Beograd do të kuptojnë se zbatimi i planit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës është i domosdoshëm për paqen në Ballkan. "Shpresojmë se qeveria serbe do të kuptojë se ky ndryshim është i domosdoshëm, dhe nuk duhet t'i qaset provokimeve, e sidomos dhunës", tha Burns në Shoqatën e shtypit ndërkombëtar në Londër.
Ai theksoi se shqiptarët e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre kanë obligim që serbëve dhe pakicave tjera në Kosovë t'u dërgojnë "sinjale të drejta". "Liderët e shqiptarëve të Kosovës kanë përgjegjësi të madhe dhe duhet të dërgojnë sinjale të drejta se serbët dhe pakicat tjera janë të mirëseardhura në Kosovë, dhe se këto bashkësi do të mund të çojnë jetë të qetë e të lumtur, dhe të mbesin pjesë e Kosovës. Ne i kemi përkujtuar ata për këtë përgjegjësi", ka thënë Burns.
XS
SM
MD
LG