Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Senatori demokrat, Barack Obama dhe ai republikan, John McCain arritën edhe një sukses në garën për nominim për zgjedhjet presidenciale.
Obama bindshëm mundi senatoren Hillary Clinton në Virxhinia, Marylend dhe Uashington, në zgjedhjet e demokratëve.
"Kur ta bëhem i nominuari, do të ofroj zgjedhje të qartë. John McCain nuk do të jetë në gjendje të thotë se unë ndonjëherë e kam mbështetur këtë luftë në Irak pasi unë e kundërshtova atë prej fillimit", tha Obama, para përkrahësve të tij në Wiskonsin.
Në garën e republikanëve votimet nuk kishin dallime të mëdha, por megjithatë në të tri shtetet triumfoi senatori McCain, para rivalit të tij, Mike Huckabee.
"Ne nuk e dimë ende saktësisht kush do ketë nderin të jetë i nominuari i Partisë Demokratike, por e dimë se secili kandidat i tyre kah do ta udhëheqë këtë vend. Ne nuk do t'i lejojmë ata ta bëjnë këtë", tha McCain, para mbështetësve të tij në Virxhinia.
XS
SM
MD
LG