Ndërlidhjet

BRDO AFËR KRANJIT


Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se nuk është shumë optimist se mbledhja e Këshillit të Sigurimit do t'i zgjidhë mosmarrëveshjet rreth Kosovës, dhe tha se Moska nuk planifikon sanksione nëse Kosova shpall pavarësinë.
"Nuk ndjej një optimizëm të madh për mbledhjen e nesërme", tha Sergei Lavrov pas takimit me treshen e Bashkimit Evropian, Benita Ferrero-Waldner, Javier Solana dhe Dimitrij Rupel.
"Sa për synimet e Rusisë për të ndërmarrë ndonjë veprim ndaj Bashkimit Evropian, kuptohet që kjo tingëllon pak egërsisht. Rusia nuk ka asnjë masë ndëshkuese për askë në arsenalin e saj të politikës së jashtme", tha ai.
Lavrov tha se "shpallja e njëanshme e pavarësisë Kosovës do të minonte ligjin ndërkombëtar", dhe shtoi se njohja e Kosovës mund t'i inkzurajojë rajonet tjera separatiste në botë.
Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e kërkuan Serbia dhe Rusia. Ambasadori i Panamasë Ricardo Alberto Arias, kryesues i këshillit, tha se ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç "do të ftohet të marrë pjesë në mbledhje me kërkesë të tij".
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se "çështja e Kosovës ka dalë nga ndërtesa e Këshillit të Sigurimit".
XS
SM
MD
LG