Ndërlidhjet

logo-print

STOKHOLM


Ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt e ripërsëriti mbështetjen për zgjërimin e Bashkimit Evropian, dhe tha se qeveria suedeze është në kërkim të pozicionit të përbashkët "evropian" rreth Kosovës. Ai tha se situata aktuale në Kosovë është "e paqëndrueshme", dhe shtoi se Bashkimi Evropian duhet "t'i marrë përgjegjësinë e posaçme për çështjen e statusit dhe për ndërtimin e shtetit".
Bildt tha se Stokholmi "së shpejti" do ta bëjë publik qëndrimin e vet për "marrëdhëniet e ardhshme të Suedisë me Kosovën", dhe theksoi se BE-ja duhet gjithashtu "ta mbajë derën hapur për Serbinë".
Bildt i bëri këto komente gjatë një prezantimit të politikës së jashtme të vendit të tij.
XS
SM
MD
LG