Ndërlidhjet

Bush miraton paketën ekonomike


Presidenti amerikan, George Bush ka firmosur ligjin për një paketë ekonomike e cila synon të parandalojë rënien e ekonomisë amerikane në recesion.
Ligji parasheh futjen e 152 miliardë dollarëve në ekonominë e vendit. Bush theksoi se ekonomia amerikane dhe në të shkuarën e afërt ka ditur të tejkalojë momentet e vështira.
"Në një ekonomi tregu dinamike gjithmonë do ketë momente të pasigurisë dhe tronditjeve. Por për sa kohë ne ndjekim politikat pro rritjes dhe besojme tek populli amerikan ekonomia jonë do të përparojë dhe do vazhdojë të jetë më e madhja në botë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG