Ndërlidhjet

"Festimi euforik dëmton Kosovën"


ZËRI
Prej Abhazisë dhe Osetisë, autoritetet ruse tani kanë dalë te Qiproja Veriore, në përpjekje për të krijuar ndërlikime sa më të mëdha për procesin e përmbylljes së çështjes së Kosovës, i cili pritet të kryhet në ditët e ardhshme. Paralelen midis Kosovës dhe Qipros Veriore e tërhoqi Sergej Ivanov, zëvendëskryeministri i Rusisë, në Koferencën vjetore ndërkombëtare për siguri, që mbahet në Munih të Gjermanisë. Diplomacia ruse, natyrisht, asgjë nuk bën rastësisht. Zënia në gojë e Qipros dhe anashkalimi i telasheve në "oborrin" (fqinjësinë e saj), ka për synim që ta kthejë, po qe se është e mundur, Bashkimin Evropian nja hap prapa, për shkak që Qiproja është një problem i moçëm greko-turk, që ka pasur refleksionet e tij edhe në paktin NATO dhe në Bashkimin Evropian.

KOHA DITORE

Krerët e subjekteve politike dhe institucionale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë shprehur shqetësimet e tyre, të dielën, për shkak të pranisë së shtuar të forcave të sigurisë serbe në këtë rajon, duke vlerësuar njëkohësisht se në Luginë po mbizotëron një situatë e brishtë politike dhe e sigurisë. Një situatë shqetësuese, sipas tyre, drejtpërdrejt po varet nga procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës, ku krerët politikë dhe institucionalë kanë kërkuar nga qytetarët shqiptarë të Luginës të tregojnë maturi dhe të jenë vigjilentë në vigjilje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

EXPRESS
Frika nga festimi nuk motivohet me paragjykimin e mënyrës se si festojnë shqiptarët. Edhe për perëndimorët është e kuptueshme që pavarësia është një ngjarje e jashtëzakonshme që sjell emocione të mëdha. Çështja është se për procedurën e pavarësimit nuk ka mundur të arrihet skenari i koordinimit perfekt, që krejt gjërat të ndodhin njëkohësisht, vetë fakti i shpalljes, vendimi për dërgimin e misionit evropian dhe vërshima e njohjeve të shtetit të ri. Pavarësia e Kosovës do të jetë më parë proces që do të zgjatë disa muaj dhe jo diçka që kryhet për një ose për disa ditë. Elementi që më pak mund të kontrollohet në këtë proces janë njerëzit, masat, ata që do të gëzohen tej mase. Festimi euforik është i kuptueshëm dhe nuk mund të ndalet. Por, nëse disa bëjnë siç e kanë zakon, duke shkrepur me armë në mënyrë të pakontrolluar, ose edhe duke provokuar ndjenjat e "humbësve", kjo mund të ndikojnë në fazat e mëpastajme të instalimit të pavarësisë.

BOTA SOT
Pavarësia e Kosovës do të shpallet më 18 shkurt
Mediat amerikane, ato të shtypit dhe elektronike, ditëve të fundit, kanë një prani më të vërejtshme të Kosovës në faqet dhe informacionet e tyre, për të theksuar se Ksoova gjendet në prag të shkëputjes, para shpalljes tashmë të vonuar të pavarësisë së saj. E përditshmja më me ndikim "The Neë York Times", duke cituar burime të huaja, thotë se udhëheqja shqiptare e Kosovës do të shpallë pavarësinë më 17 shkurt, pra të dielen e ardhshme. ndërkaq, një burim tjetër perëndimor i thotë gazetës se shpallja do të ndodhë më 18, në ora 4 të mëngjesit sipas kohës në Nju Jork.

NACIONAL
Për nëntë vjet, një pjesë e Kosovës ka qenë nën mëshirën e ekstremistëve dhe Qeverisë serbe. Gjatë gjithë kësaj kohe, ekstremistët serbë kanë qenë të lirë t'i përndjekin shqiptarët si ujqit gjahun e tyre. E ndërsa ne, të pjesës tjetër të Kosovës, kemi vështruar nga larg, si të ishte veriu i Mitrovicës pjesë e ndonjë shteti tjetër. Nëntë vjet pas, Mitrovica është pak më e qetë, pak më e relaksuar, më me pak tension, më me pak ankth, më me pak sharje, më me pak gurë, më me pak lotsjellës, më me pak protesta, më me pak poshtërim. Veriu i Mitroovicës ka edhe më pak shqiptarë mbi themelet e shtëpive të të cilave, Qeveria serbe po ndërton soliterë shumë katësgh, kisha ortodokse e çka tjetër.

KOSOVA SOT
Gjatë emërimit apo zgjedhjes në poste të larta, ndonjë zyrtar, sipas traditave, vizitohet nga të afërm dhe miq, të cilët e urojnë për detyrën e re. Por, urimet përcillen ndonjëherë edhe me ndonjë dhuratë. Ligji kundër korrupsionit parasheh një kapitull të veçantë, i cili i kushtohet pranimit të dhuratave. Deri më 31 mars, në zyrën e Agjencisë anti-Korrupsion duhet të jenë deklarimet e pasurisë së 732 zyrtarëve dhe duhet të jenë kopjet e katalogëve, ku janë shënuar të gjitha dhuratat e pranuara nga zyrtarë të institucioneve gjatë vitit të kaluar. Kreu i Agjencisë, Hasan Preteni, thotë se këtë vit për herë të parë do të zbatohet kjo dispozitë.

LAJM
Festë e oganizuar, jo spontane
Qeveria e Kosovës ka përgatitur dy nivele të organizimit, atë politik dhe teknik, për ditën e pavarësisë. Kryeqyteti dhe komunat tjera kanë formuar këshillat organizativë. Janë ndarë një milion euro për festën më të madhe. Ndërkaq, me iniciativë, "Fellini" ka filluar të përgatitë një tortë gjigante, që t'i ëmbëlsojë rreth 63 mijë veta në sheshin "Nëna Terezë".

INFOPRESS

Promovimi dhe mirëmbajtja e paqes sociale nga partnerët socialë (BSPK dhe OEK) gjatë procesit të shtetformimit është një kontribut i madh, i cili është bërë me vetëdijë të plotë dhe sakrifica të vazhdueshme. Qeveria dhe Parlamenti i kaluar kanë praktikuar një nivel shumë të ultë të dialogut social me rastin e negociatave, përpilimit të ligjeve, strategjive, politikave dhe përpilimit, shpërndarjes dhe harxhimit të buxhetit. Niveli i ultë i dialogut social, në të kaluarën e afërt, u pa se ishte një bumerang për klasën politike në pozitë dhe se vouesit: punëtorët, punëdhënësit, nxënësit dhe studentët, përmes votës së tyre, treguan se duan ndryshime dhe se kanë nevojë për informim, konsultime, dëgjime, rinegocime...

EPOKA E RE
E ka pranuar se në pjesën veriore të Kosovës serbët kanë bërë pastrim etnik. Megjithatë, ka premtuar se do t'ia kthejë namin qytetit të Mitrovicës. Është shprehur i vendosur se do të vazhdojë të jetë në shtëpinë e tij në pjesën veriore. Ka akuzuar disa shqiptarë që pqr interesa personale i kanë shitur pronat e tyre në veri. "Gradualisht, besoj që do t'i kthehen Prishtinës më tepër sesa Beogradit", është shprehur Bajrma Rexhepi, në një intervistë për "Epokën e re".
XS
SM
MD
LG