Ndërlidhjet

Mbrojtja raketore e SHBA-ve, kërcënim për Rusinë


Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendosja e mbrojtjes raketore amerikane në Evropë paraqet kërcënim për Rusinë.
Komentet e Putinit u bënë gjatë konferencës vjetore për shtyp, e fundit për Putinin në postin e presidentit.
Rusia do jetë e detyruar të veprojë në rast se Shtetet e Bashkuara i zbatojnë planet për vendosjen e radarit në Republikën Çeke dhe pritësit raketorë në Poloni, tha Putini.
Ai nënvizoi faktin se shumica e çekëve janë kundër planeve amerikane dhe publiku nuk është këshilluar për këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur në vazhdimësi se mbrojtja raketore në Çeki dhe Poloni nuk është kundër Rusisë.
Në konferencën për shtyp, e cila po vazhdon ende pritet të flitet dhe për Kosovën.
XS
SM
MD
LG