Ndërlidhjet

Putin: Pavarësia e Kosovës, e pamoralshme


Pavarwsia e njëanshme e Kosovës është e pamoralshme dhe e paligjshme. Evropa po zbaton standarde të dyfishta në Kosovë, tha presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës vjetore për shtyp, e fundit për Putinin në postin e presidentit.
"Nuk dua të fzej askënd, por për 40 vjet Republika e Qipros Veriore ekziston praktikisht si shtet i pavarur. Përse nuk e njihni atë si shtet? A nuk jeni ju si evropianë të turpëruar për zbatimin e këtyre standardeve të dyfishta për zgjidhjen e problemeve të njëjta në pjesë të ndryshme të botës", tha Putini.
Lidhur me vendosjen e mbrojtjes raketore amerikane në Evropë ai tha se paraqet kërcënim për Rusinë.
Rusia do jetë e detyruar të veprojë në rast se Shtetet e Bashkuara i zbatojnë planet për vendosjen e radarit në Republikën Çeke dhe pritësit raketorë në Poloni, tha Putini.
Ai nënvizoi faktin se shumica e çekëve janë kundër planeve amerikane dhe publiku nuk është këshilluar për këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur në vazhdimësi se mbrojtja raketore në Çeki dhe Poloni nuk është kundër Rusisë.
XS
SM
MD
LG