Ndërlidhjet

logo-print

Analistët: Konfrontimet nuk janë të mira për Maqedoninë


Bashkimi Demokratik për Integrim, për zvarritjen e zbatimit te marrëveshjes së 29 majit, ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili sipas opozitës shqiptare, me këtë po dëshmon në vepër se është kundër integrimit të vendit.

Përfaqësues të Partisë Demokratike Shqiptare edhe zyrtarisht kanë deklaruar se duhet të anulohet marrëveshja e 29 majit e vitit të kaluar e arritur mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për shkak të mosrealizimit të pikave kryesore të saj.

- Ne kërkojmë që kjo marrëveshje nëse ekziston edhe të realizohet, më kontretisht të arrihet zgjidhje për dy pikat më kontestuese, atë që ka të bëjë me të prekurit nga konflikti i vitit 2001 dhe çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe. Nëse këto nuk realizohen në një afat sa më të shkurtër atëherë palët duhet të tërhiqen nga kjo marrëveshje, deklaroi për Radion Evropa e Lirë, deputeti i PDSH-së, Garpi Kaba.

Ai mëtutje tha se partia që ai përfaqëson ka agjendë dhe mundësi që në marrëveshje me strukturat qeveritare të ndërmarrë masa për realizimin e ketyre problemeve. Zoti Kaba tha se për agjendën e PDSH-së, këtyre ditëve, do të ketë bisedime në kuadër të Qeverisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, për zvarritjen e zbatimit te marrëveshjes së 29 majit, ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili sipas opozitës shqiptare, me këtë po dëshmon në vepër se është kundër integrimit të vendit. BDI-ja ka akuzuar edhe PDSH-në se po punon për minimin e bisedimeve të deritanishme me qëllim të përfocimit të pozitave të saja në qeveri. Por të gjitha këto pretendime janë kundërshtuar nga PDSH-ja e cila, poashtu, ka hedhur poshtë zërat për gjoja probleme brenda partive që janë pjesë e Qeverisë.

- Normalisht që ndonjeherë ka mospajtime procedurale, por ne jemi këtu që këto çështje ti zgjidhim në drejtim pozitiv, deklaroi deputeti Kaba.

Analistët vlerësojnë se konfrontimet mes partive shqiptare nuk janë kreative pasi në rradhë të parë bëhet fjalë për çështje që janë në interes të shqiptarëve.

- Bëhet fjalë për manovrime të politikës ditore për ngritjen e popullaritetit, para se gjithash, por e tërë kjo ka pasoja për vendin dhe aktorët dërgojnë sinjale jo të mira para Bashkësisë ndërkombëtare, tha analisti politik, Dane Talevski.

Ndërkombëtarët, e në veçanti ambasadorja amerikane në Shkup, Xhilien Millovanoviç, ka deklaruar se për Maqedoninë tani është i nevojshëm një progres i vazhdueshëm nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha forcave politike për të realizuar reformat dhe detyrimet që kërkon NATO-ja para samitit të Bukureshtit. Ajo për agjencitë vendore të lajmeve ka thënë se “përparime domethënëse janë bërë, por ende ka punë" dhe ka shtuar se "tani është i nevojshëm një progres i vazhdueshëm në luftimin e korrupsionit, në planin e implementimit të Marrëveshjes së 29 Majit dhe Marrëveshjes së Ohrit”. Ajo ka inkurajuar pozitën dhe opozitën të vazhdojnë dialogun dhe të jenë të hapura për gjetjen e kompromiseve për të zgjidhur çështjet për përkujdesje institucionale për UÇK-në dhe ligjin për gjuhën shqip.

XS
SM
MD
LG