Ndërlidhjet

Beogradi anulon çdo akt të pavarësisë


Qeveria e Serbisë e miratoi Vendimin për anulimin e aktit të Kuvendit të Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Në komunikatë thuhet se qeveria ka kërkuar mbledhje urgjente të Kuvendit të Serbisë, e cila do të duhej ta miratojë vendimin e qeverisë.
Në vendimin e qeverisë pos tjerash thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës "paraqet shkëputje të dhunshme dhe të njëanshme të një pjese të territorit të Serbisë", dhe se veprimet e tilla nuk prodhojnë kurrfarë veprimi juridik në Serbi.

XS
SM
MD
LG