Ndërlidhjet

Barroso: BE sa më unike rreth Kosovës


Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e shfaqi shpresën se të gjitha vendet anëtare të BE-së do të jenë sa më shumë "unike" në përgjigjen e tyre ndaj shpalljes së pritshme të pavarësisë së Kosovës.
"Në rast se autoritetet kosovare e shpallin pavarësinë e Kosovës, ne shpresojmë që Bashkimi Evropian të veprojë në mënyrë sa më koherente", tha Barroso.
"Një është e sigurtë nga pikëpamja jonë: Kosova dhe Serbia janë në Evropë, e ardhmja e tyre është në Evropë", tha Barroso në konferencën për shtyp me kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeldt.
XS
SM
MD
LG