Ndërlidhjet

Paris: Konsulta për njohjen e pavarësisë


Franca po konsultohet me vendet tjera të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë e Kosovës.
"Ne po konsultohemi me partnerët tanë evropianë dhe për këtë do të diskutojmë të hënën në mbledhjen e Këshillit të BE-së për çështje të jashtme", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Pascal Andreani.
Agjencia e lajmeve AFP citoi një diplomat francez të ketë thënë se Parisi dëshiron të njohë Kosovën njëkohësisht me Britaninë, Gjermaninë dhe Italinë.

XS
SM
MD
LG