Ndërlidhjet

logo-print

"Pavarësia e Kosovës shpallet të dielën pasdite"


INFOPRESS
Një tepih i ri ngjyrë të kuqe është shtruar në ambientin e Kuvendit të Kosovës, një ditë para seancës plenare, e cila është paralajmëruar të fillojë në orën 10 dhe se do të jetë seancë e jashtëzakonshme. Është paraparë të miratohet buxheti i rishikuar i Kosovës dhe të shqyrtohen disa projektligje. Megjithatë, zhvillimet lënë të nënkuptohet se seanca e sotme nuk do të jetë e zakonshme, sic është paralajmëruar, por do të shërbejë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

LAJM
Derisa kosovarët përgatiten ta shpallin pavarësinë të dielën pasdite, misioni evropian EULEX po përgatitet të mbërrijë në Kosovë të shtunën në mëngjes, për ta zënë vendin në prag të pavarësimit. Kryeministri Hashim Thaci, i cili sot do të mbajë një konferencë për gazetarë ka lënë të kuptohet të enjten se pavarësia do të shpallet gjatë fundjavës.

KOSOVA SOT
Franca do të njohë pavarësinë e Kosovës të hënën, përkatësisht menjëherë pas Deklaratës së Pavarësisë, për të cilën Prishtina po përgatitet për të dielën. Kështu kanë thënë burime diplomatike në Paris, të cituara nga mediat serbe, sipas të cilave ambasadori i Serbisë në Beograd Predrag Simiq, po bëhet gati ta braktisë Francën të mërkurën, përkatësisht 48 orë pas dorëzimit të notës së protestës Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze.

NACIONAL
Derisa serbët dalin me plane për ta sulmuar Kosovën në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, institucionet kosovare i hedhin poshtë këto informata dhe i quajnë spekulime. KFOR-i, SHPK dhe policia e UNMIK-ut kanë thënë s ee garantojnë veriun mbi urën e Ibrit. TMK, gjithashtu, është e gatshme për gjithçka që kërkohet prej saj, kurse udhëheqësit e kësaj trupe kanë thënë se i dinë detyrat dhe përgjegjësitë.

BOTA SOT
Përderisa e gjithë bota ka drejtuar sytë ka Kosova institucionet e së cilës pritet që brenda kësaj jave ta shpallin pavarësinë, mbështetja për ta njohur shtetin më të ri në botë, sa vijnë e shtohen. SHBA-të, por edhe vendet anëtare të BE-së, tashmë konsiderojnë se Kosova duhet jetë në gjendje të ecën përpara drejt pavarësisë në mbështetje ndërkombëtare.

EXPRESS
Kosova po provon të shpallë pavarësinë në një mënyrë të butë, por edhe me të gjitha atributet shtetërore të gatshme. Festës së pavarësisë, megjithatë do të mund t’i mungojë një element shumë i veçantë. Kushtetuta dhe simbolet shtetërore tashmë janë gati, por gjërat duken se janë ndalur te himni. Flitet për një himn të ndërmjetëm dhe të përkohshëm atë ditë. Do të jetë himni i BE-së, që është melodi nga Simfonia e Nëntë e Ludvig Van Beethoven.

KOHA DITORE
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci të enjten ka shpallur krizë nacionale energjetike ne Kosovë, pas konstatimeve për keqmenaxhim dhe sabotim përbrenda korporatës energjetike të Kosovës. Ai ka thënë se gjendja me furnizim me rrymë është alarmante dhe ka themeluar një komision, i cili do të merret me sanimin e gjendjes. Komisioni do të kryesohet nga vetë Thaci dhe në të do të marrin pjesë edhe ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Pula, ministri i Ekonomisë Ahmet Shala, ai i Transportit Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku.

ZËRI
Në koordinim me ndërkombëtarët burime nga qarqe politike në Prishtinë thonë se janë hequr dilemat dhe se pavarësia e Kosovës shpallet të dielën pasdite. Me skenarin dhe deklaratën e pavarësisë sot( të premten) apo më së largu të shtunën pritet të njoftohet edhe opozita, gjatë një takimi të përbashkët me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci. Deklarata e shpall Kosovën shtet qytetar me shoqëri shumetnike, ashtu sic parashihet me pakon e Ahtisaarit.

XS
SM
MD
LG