Ndërlidhjet

Thaçi takohet me Gruevskin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi diskutoi në Shkup marrëdhëniet dypalëshe me homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski.
"Kemi diskutuar edhe çështjen e demarkacionit dhe ka pajtueshmëri të dyanshme që kjo çështje duhet të zgjidhet në raportet e drejtëpërdrejta mes Kosovës dhe Maqedonisë me mbështetjen e plotë të NATO-së dhe me respektimin e dokumentit të presidentit Ahtisari", tha Thaci.
Sot në Shkup po qëndron dhe ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti. Në takimin me homologen e tij maqedonase, Gordana Jankullovska ata biseduan rreth gjendjes së sigurisë në rajon dhe kalimit të kufijëve gjatë këtyre ditëve.
XS
SM
MD
LG